Përleshje të ashpra shpërthyen mbrëmë në Paris pas zemërimit prej reagimeve të ashpra të policisë ndaj minoriteteve etnike gjatë karantinës së koronavirusit.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe goditje shkopinjsh në rajonin verior të Parisit, Villeneuve-la-Garenne, teksa protestuesit reaguan duke i goditur me fishekzjarre.
Përplasjet vijnë një ditë pasi një 30-vjeçar me origjinë arabe u godit rëndë nga një makinë policie pa shenja dalluese.
Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë masat kufizuese të Fancës deri më 11 maj. Ndërkohë dje fishekzjarret skuqën qiellin e natës deri vonë, siç tregonin videot e postuara në mediat socaile.
Një video e trazirave u postua nga gazetari me origjinë algjeriane Taha Bouhafs, i cili bënte akuza racizmi ndaj oficerëve.
Imazhet tregonin bombulat e gazit që lëshoheshin nga policia, e cila u godit nga fishekzjarre të shumtë.
Një zëdhënës i policisë tha: Oficerët dhe përforcimet e tyre ishin objektivi i protestuesve që goditën me gurë dhe fishekzjarre”.
Des unités de police répondent aux feux d’artifices par des tirs de grenades lacrymogènes.#VilleneuveLaGarenne pic.twitter.com/A7CP6hRCjS
— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) April 19, 2020
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...