Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vendosi për shtyrjen e seancës plenare për javën e ardhshme. Gjithashtu ajo do të zhvillohet në Bruksel pasi shkak është bërë përhapja e koronavirusit.
“Duke parë shkallën e përhapjes së COVID-19, unë venodsa shtyrjen e seancës parlamentare në Strassbourg ndërkohë që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel për shkak të koronavirusit”, – u shpreh ai në një letër dërguar grupeve politike.
Seancat plenare do të zhvillohen nga e hëna deri ditën e enjte. Për shtyrjen e saj kanë rënë dakord dhe grupet politike, ku agjencia Franceze e lajmeve bën me dije se ata i druheshin karantinimit për 14 ditë.
Deri më tani numërohen 7 viktima në Francë ndërkohë që numri i të prekurve është 423, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 138 pacientë të tjerë të prekur.
Ndërkohë në Belgjikë janë regjistruar 50 raste por asnjë viktimë deri tani.
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...