Zyrtarët shëndetësorë në Kinë po monitorojnë përhapjen e një virusi të ri që është zbuluar në dhjetëra njerëz.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Tajvan raportuan se po monitoronin virusin Langya henipavirus (LayV), që u zbulua për herë të parë në fund të 2018.
Deri më tani, 35 individë në Kinë kanë rezultuar pozitivë në javët e fundit.
Rastet janë raportuar nga provincat e Shandong dhe Henan, të cilat ndodhen në Kinën verilindore, shkruan Newsweek.
Autoritetet kanë deklaruar se do të zhvillojnë procedurat për gjurmimin e virusit Langya dhe renditjen e gjenomit të tij, me këtë të fundit që pritet të jetë gati brenda një jave.
Asnjë nga 35 pacientët e infektuar nuk kanë pasur kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin ose nuk është gjetur një pikë e përbashkët ekspozimi, duke sugjeruar se përhapja e virusit ka qenë sporadike.
Për momentin nuk dihet nëse përhapja aktuale e virusit është përmes transferimit nga kafshët, por autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes. /arbresh.info/
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë