Kur janë numëruar 99.37% të votave, Ekrem Imamoglu shpallet fitues në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit. Kandidati i Partisë Republikane, në opozitë, ka fituar me 54,93% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, që mori 45,09% të votave.
Yildirim pranoi humbjen dhe i uroi suksese kundërshtarit të tij, duke theksuar se “ne do të përpiqemi ta mbështesim atë në çdo punë që do të bëjë në emër të qytetarëve të Stambollit.”
Imamoglu reagoi pas fitores duke theksuar se rezultati kontribuon në “procesin demokratik të Turqisë”.
Zgjedhjet e para për bashkinë e Stambollit, të organizuara më 31 mars, u anuluan nga Këshilli i Lartë Zgjedhor për shkak të disa parregullsive, por në të dyja rastet, ai që u shpall fitues ishte Ekrem Imamoglu.
Pas 25 vitesh, që kur Rexhep Taip Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë