Njëzet persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror ku u përfshinë 16 makina në Mançester.
Dëshmitarët thonë se aksidenti në autostradën M66 ka përfshirë një numër automjetesh, madje dhe një autobus si pasojë e rrugës së akullt, transmeton portali arbresh.info
Shumica prej të lënduarve nuk mendohet të jenë në gjendje kritike dhe kanë marrë mjekimin në vendin e ngjarjes, por një person është dërguar në spital.
Të gjitha korsitë janë bllokuar.
Evropën prej ditësh e ka përfshirë një stuhi bore që ka marrë edhe jetë njerëzish./Arbresh.info/
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...