I dërguari i posaçëm amerikan për paqen në Ukrainë, Steve Witkoff deklaroi se bisedimet për një armëpushim të mundshëm në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdonin të dielën në qytetin port saudit të Xhedahut.
Witkoff, një person i besuar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i tha Fox News se disa detaje ende duhet të përpunohen.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth takimit të planifikuar.
”Rusia pranoi një propozim të SHBA-së për të pezulluar të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për 30 ditë nëse Ukraina bën të njëjtën gjë”, tha Kremlini pas një telefonate midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ”Ukraina është e gatshme të pezullojë sulmet ndaj objekteve energjetike ruse për 30 ditë nëse Moska bën të njëjtën gjë, por ai ende ka nevojë për informacione se çfarë saktësisht ranë dakord Trump dhe Putin”.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ishin takuar më parë në Xhedah për të diskutuar se si t’i jepnin fund luftës së Moskës kundër fqinjit të saj.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...