Përfaqësues të rëndësishëm republikanë, mbështetje për Prokurorin Mueller

Special Counsel Robert Mueller departs after a closed-door meeting with members of the Senate Judiciary Committee about Russian meddling in the election and possible connection to the Trump campaign, at the Capitol in Washington, Wednesday, June 21, 2017. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

20:40 | 28 Janar 2018
Trina Galanxhi

Dy senatorë republikanë shprehën sot mbështetje për menaxhimin nga prokurori i posaçëm Robert Mueller të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por mbajtën qëndrime të ndryshme për sa i përket çështjes nëse Kongresi duhet të miratojë një legjislacion që do të bllokonte shkarkimin e Prokurorit Mueller nga Presidenti Donald Trump.

Senatorët Lindsey Graham dhe Susan Collins, në dallim nga kolegët e tyre republikanë, deklaruan në emisione të veçanta lajmesh se do të mbështesin një legjislacion të kërkuar nga demokratët, ku do të parashikohej një shqyrtim gjyqësor i një vendimi të mundshëm të Presidentit Trump për shkarkimin e zotit Mueller.

Dy ligjvënës kryesorë republikanë, Kevin McCarthy dhe Trey Gowdy, gjithashtu thanë se ata mbështesin punën e zotit Mueller në hetimin penal që po vazhdon. Sidoqoftë, ligjvënësi McCarthy shtoi se ai nuk e shikon të nevojshme miratimin e një ligji që do të mbronte Prokurorin Mueller, ish-drejtor i FBI-së.

Fati i prokurorit Mueller është në qendër të hetimit për ndërhyrjen e Rusisë pas njoftimeve të lajmeve ditët e fundit se presidenti Trump urdhëroi avokatin e Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, të shkarkonte nga detyra zotin Mueller qershorin e kaluar, por se ai u tërhoq pasi McGahn kërcënoi të jepte dorëheqjen. Presidenti Trump ka mohuar në disa raste në muajt e fundit se kishte menduar edhe rreth shkarkimit të zotit Mueller dhe e quajti informacionin e raportuar javën e kaluar, fillimisht nga The New York Times, si “lajme të rreme”, shprehja e tij e preferuar për njoftimet që nuk i pëlqejnë./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale