Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.
“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, – është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe anti-terrorizmin.
“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, – ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme.
Uashingtoni, së bashku me tetë vende të tjera, anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB (Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë), ka kërkuar një mbledhje urgjente. Lajmi u bë i ditur nga misioni britanik në Pallatin e Qelqtë. Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit duhet të zhvillohet të hënën (nesër).
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është “jashtëzakonisht i alarmuar” nga akuzat sipas të cilave janë përdorur armë kimike kundër civilëve në Duma të Sirisë.
“Kombet e Bashkuara,nuk janë në gjendje të verifikojnë këto sinjalizime, shton Stephane Dujarric, – por Guterres thekson se çdo përdorim i armëve kimike, nëse konfirmohet është i paligjshëm dhe kërkon një hetim të thellë”.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...