Kancelari austriak, Christian Kern ka kaluar një mbrëmje të tërë duke shpërndarë pica në Vjenë në përpjekje për të vendosur kontakte me votuesit dhe për t’u njohur me shqetësimet e tyre duke përforcuar sinjalet se Partia Socialdemokrate po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
Lideri mbante veshur një uniformë të kuqe gjatë shërbimit nëpër familje, të cilave nuk u ra aspak në sy prania e tij, ndërkohë që Kern i pyeste për politikën, sipas një videoje postuar ne faqen e tij në Facebook.
Ajo ka pasur 70 000 klikime, një orë pas publikimit.
Austria është në kulmin e një fushatë parazgjedhore jozyrtare, ndonëse zgjedhjet për parlamentin e ri nuk priten të zhvillohen deri nga vjeshta e vitit të ardhshëm.
”Dëshiroja të bisedoja pasi mendova se ishte një mundësi e mire për t’u njohur me njerëzit”, thotë Kern në video.
”A keni ndonjë bakshish për mua”, pyeti ai një vajzë, teksa ajo dukej e habitur.
Spoti publicitar mori qindra komente të cilat ishin pozitive në shumicën e rasteve.
Por, disa përdorues të rrjeteve sociale shprehën dyshimin e tyre se Kern ishte më shumë i interesuar në marrëdhëniet më publikun sesa në punën e tij konkrete, madje njëri prej tyre e etiketoi videon si populizëm me pica.
Nëse zgjedhjet zhvillohen në 2018-ën, siç parashikohet, fushata elektorale do përkojë me radhën e Austrisë për të marre presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të po atij viti.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...