Qindra motoçiklistë u nisën sot nga Sarajeva për në Potoçari, ku do të marrin pjesë në përkujtimin dhe varrimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicës më 11 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Midis pjesëmarrësve në Maratonën Ndërkombëtare të Motorëve-Srebrenica, e cila po mbahet këtë vit nën moton “Të mos harrohet dhe të mos përsëritet”, janë motoçiklistë nga BeH, vendet e rajonit dhe më gjerë.
Motoçiklistët u nisën nga Ilixha, dhe më pas formuan kolona dhe, të shoqëruar nga policia, bënë një defile nëpër Sarajevë.
Pjesëmarrësit e maratonës së motoçiklistëve u ndalën para Memorialit të fëmijëve të vrarë të Sarajevës së rrethuar dhe pas kësaj ata vazhduan udhëtimin e tyre drejt Qendrës Përkujtimore të Potoçarit.
Eshtrat e 19 viktimave të tjera të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë do të varrosen në varrezat e Qendrës Përkujtimore Potoçari më 11 korrik të këtij viti.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës