Senati i SHBA-ve njëzëri ka votuar aprovimin e gjeneralit Charles Brown Jr. për shef të shtabit të Forcave Ajrore, me çka për herë të parë në historinë e SHBA-ve emërohet një afro-amerikan në këtë post të lartë të këshillit ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brown u emërua me mbështetje të 98 votave dhe asnjë kundër, përveç senatorëve Bob Casey dhe Ben Cardin të cilën nuk votuan.
Më parë, Brown ishte komandant i Forcave Ajrore të Paqësorit, pasuar nga një karrierë mbi tre dekada në Forcat Ajrore dhe udhëheqje të një skuadre luftarake si zëvendës komandant për Komandën Qendrore të SHBA-ve.
Me përfaqësues nga secila degë e shërbimit luftarak, shefat e përgjithshëm të shtabit, ku tani do të shërbejë Brown, në mënyrë kolektive këshillojnë presidentin për çështjet ushtarake, si dhe këshillat e sigurisë.

Brown lëshoi një video-mesazh në përgjigje të vdekjes së afro-amerikan George Floyd, i cili më 25 maj vdiq në Minnesota pasi një polic i bardhë mbajti gjurin e tij mbi qafën e viktimës për pothuajse 9 minuta duke injoruar lutjet e tij se nuk mund të merrte frymë.
Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Brown reflektoi mbi gjendjen e drejtësisë racore në Amerikë.
“Ja se çfarë mendoj unë… mendoj se sa jam i mbushur me emocion, jo vetëm për George Floyd-in, por për shumë afro-amerikanë që kanë pësuar të njëjtin fat si të George Floyd-it. Jam duke menduar për protestat në vendin tim, për tokën e ëmbël të lirisë, barazinë e shprehur në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën që unë jam betuar për jetën time se do ta mbështes. Jam duke menduar për një histori të çështjeve racore dhe për përvojat e mia që jo gjithmonë thurnin lirinë dhe barazinë”, tha Brown në videon e cila u bë virale.
Video-mesazhi i tij është ri-postuar më shumë se 27 mijë herë.
Vrasja në Gjakovë, nga Prokuroria japin detaje
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...