Për herë të parë në histori, dy femra e fitojnë çmimin Nobel për Kimi

13:11 | 7 Tetor 2020
A. B.

Çmimin Nobel për Kimi, e fituan profesoreshat Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna.

Ato u vlerësuan për punën e tyre sa i përket zhvillimit të metodave për editimin e gjenomeve, shkruan Sky News transmeton portali arbresh.info

Shkencëtaret do të ndajnë çmimin prej 10 milionë krunash suedeze për zbulimin e tyre.

“Me zbulimin e tyre ato mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me një precizitet shumë të lartë”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Nobelit.

Kujtojmë se, kjo është hera e parë që Çmimi Nobel për Kimi i ndahet dy femrave po të njëjtin vit, gjatë historisë 119-vjeqare të Nobelit. /arbresh.info/