Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Sirisë.
Sharaa “do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, sepse nuk ishinte i autorizuar që të fliste me gazetarë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Më tej, zyrtari shtoi se Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967.
Rebelët e udhëhequr nga grupi i Sharaas e rrëzuan nga pushteti në dhjetorin e vitit të kaluar ish-presidentin Bashar al-Assad.
Në maj të këtij viti, Sharaa u takua në Riad të Arabisë Saudite me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi se ShBA-ja do t’ia hiqte sanksionet Sirisë.
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë