Organizata e UNICEF-it ka kumtuar se gjatë dy ditëve të fundit në Afganistan janë vrarë 27 fëmijë, ndërsa janë plagosur 136 të tjerë. Viktimat janë regjistruar ndërkohë që luftëtarët talibanë vazhdojnë përparimin në luftimet me forcat qeveritare afgane.
Në kumtesën e UNICEF-it theksohet shqetësimi për shkak të raporteve se grupet e armatosura edhe fëmijët po i rekrutojnë gjithnjë e më shpesh në radhët e tyre.
‘Vetëm ndërprerja e plotë e armiqësive mund të mbrojë fëmijët afaganë. Gjithnjë përderisa vazhdon konflikti, është e rrezikuar e drejta e fëmijëve për të përparuar, është rrezikuar ardhmëria e tyre, kurse kontributi për prosperitetin e kombit të tyre po bëhet gjithnjë e më i vogël,’ – thekson Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët duke saktësuar se më të goditurit janë nga provica jugore afgane e Kandaharit ku janë regjistruar 20 viktima./Klan Macedonia/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...