Të paktën 352 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, kundër IS-it në Irak dhe Siri, që prej nisjes së fushatës ajrore më 2014, ka thënë ushtria amerikane.
Task Forca e Përbashkët, gjatë publikimeve mujore për numrin e civilëve të vrarë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja, ka thënë se ende është duke i vlerësuar 42 raporte për vdekjen e civilëve.
Në deklaratë thuhet se 45 civilë janë vrarë në mes të periudhës nëntor 2016 dhe mars 2017. Raportohet se 80 civilë janë vrarë nga gushti i 2014-ës deri në ditën e sotme. Në raport përfshihen edhe 26 vdekje të civilëve nga tre sulme të ndara ajrore të kryera në muajin mars, raporton Reuters.
“Na vjen keq për humbjet e paqëllimshme të jetës së civilëve dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për famijet dhe njerëzit e prekur nga këto sulme”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Shifrat e prezantuara nga ushtria amerikane janë shumë më të ulëta krahasuar me ato të grupeve monitoruese.
Grupi monitorues Airwars ka thënë se mbi 3 mijë civilë janë vrarë që prej nisjes së fushatës ajrore kundër grupit militant Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.
Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive dhe ev...
Kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!
KEK reagon: Punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 ...
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...