Shefi i Pentagonit, Jim Mattis ka deklaruar se ai beson se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është ende gjallë.
“Unë mendoj se Baghdadi është gjallë…dhe unë do të besoj ndryshe vetëm kur të kemi informacion të saktë se e kemi vrarë atë”, tha Mattis para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi duke e përcjell me vëmendje situatën, por ende besojmë se ai është gjallë”, ka shtuar ai.
Gjatë muajve të fundit nëpër mediat ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se lideri i Shtetit Islamik është vrarë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, që monitoron konfliktin për një kohë të gjatë, gjatë javës së kaluar ka deklaruar se ka dëgjuar nga udhëheqësit e lartë të ISIS-it në provincën Deir Ezzor, Siri, se Baghdadi ka vdekur.
Lideri i ISIS-it nuk është shfaqur publikisht që nga viti 2014 në Xhaminë e Madhe të Al-Nurit në Mosul, i cili u shkatërrua në betejën për qytetin e dytë të Irakut./Arbresh.info
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...