Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk, Hulusi Akar me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve të fundit në Siri, ku ushtria turke ka nisur një operacion kundër të ashtuquajturve militant kurdë.
Austin i shprehu homologut Akar ngushëllimet për sulmin me bombë në 13 nëntor në Stamboll, por kundërshtoi operacionin e ri ushtarak në Siri që mund të sjellë një përshkallëzim të situatës.
“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në Sirinë veriore dhe Turqi, përfshirë sulmet ajrore të fundit, disa prej të cilave kërcënuan drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që po punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIS-in,” thuhet në një deklaratë./A2CNN/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...