Kryetari Stevo Perndarovski është takuar me kryetarin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
“Sonte kisha nderin të marrë pjesë në darkë, në vigjilje të Forumit Paqësor të Francës, bashkërisht me burrështetasit dhe pjesëmarrës të Forumit, në të cilin do të diskutojmë për nevojën e zgjedhjeve të përbashkëta për ballafaqimin me sfidat globale”, shkroi në ‘Facebook’, kryetari Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, presidenti Macron është njeriu që nuk dha dritë të gjelbër që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian.
Pendarovski gjatë ditës së nesërme do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negocimit me BE-në.
Pendarovski, krahas takimit me presidentin Macron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.
https://www.facebook.com/SPendarovski/posts/3053496134663831
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve