Një pëlqim në Facebook i ka kushtuar karrierën këtij kryeinspektori nga Britania e Madhe.
Në mënyrë të ‘hapur’ ai kishte pëlqyer në Facebook grupin që bënte thirrje për ‘ndalimin e Islamit dhe ligjit të Sheriatit’, transmeton arbresh.info.
Por, sikur nuk i ka mjaftuar kjo, kryeinspektori Steven Dreë kishte pëlqyer edhe faqen e partisë së ekstremit të djathtë në Britani.
Ai është shkaruar nga detyra për sjellje të pahijshme të policisë dhe sjellja e tij është cilësuar si e papërshtatshme dhe diskriminuese.
Megjithatë, Dreë i cili për 20 vite ka punuar si polic, ka kundërshtuar akuzat e avokatit i cili e kishte quajtur ‘racist’. Dreë panelin në seancë tha se ‘mbeturinat’ e Facebook-ut nuk duhet të vlerësojnë punën e tij.
“Kjo më bën të dukem si idiot”, tha ai. “Kjo më bën të dukem racist, por ky kurrë s’ka qenë qëllimi im.”
Ai ka theksuar se vetëm ka pëlqyer faqet ‘Ndaloni Islamin dhe Ligjin e Sheriatit’, por ka shtuar se nuk pajtohet që të ndalohet Islami.
“Ishte punë sekondash kur e pelqeva”, ka shtuar ai.
Por, në pëlqimet tjera të ‘pafajshme’ të tij ishin edhe Dad’s Army, Del Boy Trotter dhe Vladimir Putin. /Arbresh.info
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit