Parlamenti Evropian (PE) bëri thirrje për zgjedhje “të lira, transparente dhe të besueshme” në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Strasburg me 310 vota pro, 120 kundër dhe 152 të abstenuar, u miratua vendimi i cili bën thirrje për zgjedhje “të lira, transparente dhe të besueshme” në Venezuelë.
Venezuela po përballet me mungesë të ilaçeve dhe ushqimit, shkelje të të drejtave të njeriut, inflacionin ekstrem, presionin politik dhe dhunë, thuhet në vendimin ku është përsëritur mbështetja e PE-së për kryetarin e Asamblesë Kombëtare (AN), Juan Guaido, i cili shpalli veten si president të përkohshëm të vendit.
Gjithashtu, në vendim u bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Guaidon që ta njohin atë pa u vonuar ndërsa nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, kërkohet që “t’i japë fund presioneve që ushtron mbi gazetarët, politikanët dhe personave që janë në ekipin e Guaidos”.
Po ashtu, vendeve të BE-së u është bërë thirrje që të konfiskojë pasuritë e paligjshme të njerëzve përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Venezuelë dhe të vendosin ndalimin e vizave për këta persona dhe për të afërmit e tyre si dhe të theksohet se kriza në Venezuelë duhet të zgjidhet me rrugë paqësore dhe jo me ndërhyrje ushtarake.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...