Tajfuni Gaemi ka zbarkuar të enjten në Kinë, pasi ka bërë kërdinë në Tajvan dhe Filipine.
Më shumë se 150.000 njerëz që jetojnë në provincën kineze Fujan, në juglindje të shtetit, janë shpërngulur në zona më të sigurta.
Në Tajvan dhe Filipine është raportuar për 21 persona të vdekur, si pasojë e stuhisë.
Autoritetet në Filipine kanë thënë se janë në garë me kohën për të penguar rrjedhjen e naftës, pasi një cisternë me 1.5 milion litra të naftës industriale është përmbysur dhe është fundosur në brigje.
Kina e ka rritur alarmin në nivelin më të lartë, pas zbarkimit të tajfunit në pasditen e së enjtes.
Shërbimet e trenave janë pezulluar në Fujan, derisa autoritetet në veri të Kinës kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm, të cilët mund të rezultojnë me rrëshqitje dheu dhe vërshime.
Kina është duke përjetuar këtë vit një verë me ndryshime të mëdha të motit, pasi në lindje dhe jug po regjistron reshje të shumta, ndërsa në veri nxehtësi ekstreme.
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...