Garda Revolucionare Iraniane kërcënoi sot me hakmarrje “vdekjeprurëse dhe të paharrueshme” për sulmin gjatë një paradite ushtarake në Iran gjatë së cilës humbën jetën 25 vetë, duke përfshirë 12 anëtarë të kësaj roje elite.
Në të njëjtën kohë, Teherani ka akuzuar shtetet e Gjirit Persik për mbështetjen e sulmuesve të saj, raporton Reuters.
“Duke pasur njohuritë e përgjithshme të Gardës për qendrat e liderëve të terroristëve kriminelë, ata do të përballen me hakmarrje vdekjeprurëse dhe të paharrueshëm në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare, transmeton media shtetërore iraniane.
Sipas Reuters, komandantët e Gardës Revolucionare, të cilët nuk deshën të konfirmonin identitetin, akuzuan për sulmin ekstremistët, të cilët trajnohen nga vendet e Gjirit Persik dhe Izraeli, ndërsa kanë mbështetjen edhe të SHBA-së.
Më herët, Amak, agjencia e lajmeve të Shtetit Islamik, ka publikuar një video që tregon tre burra në automjet, të cilat, sipas agjencisë, janë vendosur për të kryer një sulm në një paradë ushtarake në Iran.
Përgjegjësinë për sulmin e mori edhe lëvizja opozitare etnike iraniane-arabe për rezistencë Ahvaz, e cila kërkon pavarësinë e provincës Huzestan.
Ndryshe, sulmi i fundit ndaj Gardës revolucionare ishte njëri ndër më të mëdhenjtë të kryer ndaj saj ndonjëherë, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters vlerëson se kjo të shtojë tensionet ndërmjet Iranit dhe rivalit të tij rajonal, Arabisë Saudite.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...