Mijëra azilkërkues janë zhvendosur në një strukturë të re të përkohshme në ishullin grek të Lesbos, 10 ditë pasi u shkatërrua kampi Moria nga zjarri.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i cili shpërtheu më 9 shtator la të pastrehë mbi 12 mijë refugjatë, ata kryesisht vijnë nga Afganistani, Siria dhe nga vende të ndryshme afrikane.
Rreth 9,000 njerëz ishin vendosur në kampin e ri, i krijuar nga autoritetet në Kara Tope pranë portit Mytilene. Qindra të tjerë ishin zhvendosur në një qendër të menaxhuar nga një organizatë jo-qeveritare.
Refugjatët si fillim u testuan për COVID-19 para se të hynin në kamp, derisa të paktën 214 prej tyre u vendosën në karantinë pasi rezultuan pozitivë me coronavirus.

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...