Pas afër 7 orësh është kthyer përsëri online rrjeti më i madh social në botë, më afër 2 miliardë përdorues, Facebook.
Një avari e shkaktuar në orën 17:44 sipas kohës sonë lokale, ka bërë që Facebook dhe nënproduktet e saj si: Instagram, WhatsApp, Messenger, Facebook Workplace dhe Oculus të jenë offline.
Shkaqet ende nuk janë të ditura por ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë që avaria ka ndodhur më shumë gjasë si pasojë i një keq konfigurimi brenda kompanisë.
Pas kthimit onlinë, me një postim në Facebook ka reaguar vetëm CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot – e di sa shumë i mbështetni shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit e dashur të juaj”, ka shkruar ndër të tjera Zuckerberg.
Kujtojmë se aksionet e Facebook, sipas Bloomberg, ranë për 5.5 për qind, që do të thotë së Zuckerberg humbi rreth shtatë miliardë dollarë për këtë ndërprerje./arbresh.info/

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë