Franca ka thënë se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje sigurie e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga serioziteti i paktit.
Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.
Kjo shfuqizoi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.
Aleanca u njoftua nga Presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison të mërkurën.
Ndërsa ata nuk e përmendën Kinën, Aukus po shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Pekinit në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian e kishte përshkruar më parë paktin si një “thikë pas shpinë”. Diplomatët francezë në Uashington tashmë kanë anuluar një takim për të festuar lidhjet midis SHBA dhe Francës në shenjë hakmarrjeje./tch/
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë