Një grua që kishte dhimbje kronike për 18 muaj pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian, zbuloi se kishte një pajisje kirurgjikale brenda barkut të saj. AWR (The Alexis retractor) u la brenda barkut të nënës nga Zelanda e Re pasi lindi foshnjën në spitalin e qytetit të Auckland në vitin 2020.
“AWR, një pajisje e përdorur për të tërhequr skajet e një plage gjatë operacionit, i ishte lënë në bark pas prerjes cezariane. Kjo bëri që gruaja të kishte dhimbje barku kronike derisa pajisja u zbulua rastësisht në një skanim CT të barkut,” shkruhej në një raport nga Komisioneri i Shëndetit dhe Aftësisë së Kufizuar.
Pas operacionit, gruaja zbulon se i kishte mbetur në bark pajisja.
AWR tepër i madh, “rreth madhësisë së një pjate” dhe i projektuar për të tërhequr prerjet deri në 17 cm në diametër, nuk u dallua nga rrezet X. Komisioneri pranoi se stafi i spitalit i përfshirë në operacion ishte vërtet i shqetësuar dhe kërkoi falje kur dëgjoi për përvojën e gruas.
Gjendja aktuale e shëndetit të gruas nuk dihet edhe pse komisionerja nuk raportoi ndonjë dëmtim të madh. Çështja e saj tani po shqyrtohet nga avokatët për të parë nëse duhet të ndërmerret ndonjë veprim i mëtejshëm, si akuzat disiplinore./abcnews.al
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...