Forcat e udhëhequra nga kurdët, të cilat e kanë nën kontroll pjesën verilindore të Sirisë, e kanë arritur një marrëveshje me regjimin e presidentit sirian për ta parandaluar sulmin e përgjakshëm turk, i cili filloi para pesë ditëve. Marrëveshja erdhi në kohën kur më shumë se 700 njerëz të lidhur me ISIS-in u arratisën nga një kamp në këtë rajon.
Sipas marrëveshjes së arritur të dielën në mbrëmje, e cila raportohet se është ndërmjetësuar nga Rusia, luftëtarët kurdë do t’ia dorëzojnë qeverisë siriane qytetet kufitare të Manjib-it dhe Kobane-s.
Mediet shtetërore siriane raportuan se disa njësite të ushtrisë së Assad-it janë nisur drejt veriut për të luftuar, siç raportuan ato, kundër agresionit turk në territorin sirian. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, marrëveshja mes qeverisë siriane dhe kurdëve do të zgjerohet dhe do të zbatohet në tërë verilindjen e Sirisë.
“Pas gjithçkaje, duket se fati i popullit turk është që të mbetet i braktisur. Ne bëmë çdo gjë që mundëm, i bëmë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar, por nuk erdhi asnjë rezultat. Kërkuam nga të gjitha grupet kurde që të shfaqin solidaritet, por askush nuk na dëgjoi”, tha Ismat Sheikh Hassan, lider i këshillit ushtarak në Kobane të Sirisë.
Marrëveshja me regjimin sirian ka gjasa të jetë një fund i hidhur i autonomisë së pjesshme pesëvjeçare të grupeve kurde në Sirinë verilindore, i cili u shkaktua nga ofensiva turke në këtë rajon.
Forcat turke i nisën sulmet në verilindje të Sirisë të mërkurën e kaluar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqen nga ky rajon, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...