Presidenti rus Vladimir Putin është njihet për ‘dashurinë’ e tij ndaj qenve, aq sa i mban afër edhe në takimet zyrtare.
Kësaj radhe, ndërkohë që priti për intervistë dy gazetarë japonezë, shefi i Kremlinit u paraqit bashkë me një prej qenve të tij, racës japoneze Akita.
Qeni me emrin “Yume”, që në japonisht do të thotë “ëndërr”, është dhuratë për Putin nga qeveria e Tokios, 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011-ës që goditi Japoninë.
Qeni i presidentit frikësoi jo pak përkthyesin e dy gazetarëve i cili qëndronte pas, me padurim që ajo situatë të përfundonte.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur me kancelaren gjermane Merkel. Kjo e fundit është e njohur për frikën ndaj qenve.
Në takimin me të, Putin u paraqit me një qen të zi, që siç treguan edhe pamjet e takimit, ishte makthi më i keq kancelares.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=zOemaZfcQ5g]
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...