Shteti afrikan, Gabon e ka ndjekur shembullin e Kosovës duke arrestuar së paku 5 turq që ishin atje me rrjetin e shkollave të Gulenit.
Sipas një e-maili për Turkish Purge, mësuesit po punon në Gabon Turkish International School dhe janë arrestuar pas kërkesës së qeverisë turke, raporton KTV.
“Policia erdhi në shkollën tonë dhe i arrestoi 3 mësues: Osman Özpınar, Adnan Demirönal dhe İbrahim Akbaş. Sot në mëngjes, policia erdhi sërish në shkollë dhe arrestoi gruan e njërit prej të arrestuarve. Një mësuese që nuk lejoi t’i linte vetë miqtë e saj, gjithashtu u arrestua”, thuhet në e-mail.
Kosova i ekstradoi 6 shtetas turq në Ankara, të enjten në mëngjes./Koha.net/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër