Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se nuk do të paguajë gazin me rubla.
Zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe refuzon të paguajë me rubla për gazin rus.
Zëdhënësi tha se Sekretari Britanik i Energjisë Kwasi Kwarteng e kishte bërë të qartë se “kjo nuk është diçka që Mbretëria e Bashkuar do të shqyrtonte”.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten se sipas një dekreti të sapo nënshkruar në lidhje me tregtimin e gazit natyror me “vendet jomiqësore”, kompanitë do të duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse dhe pagesat duhet të vijnë nga këto llogari.
Mbretëria e Bashkuar do të shqyrtojë ndikimin e kësaj mase në tregun evropian, shtoi zëdhënësi.
Ministrat e ekonomisë franceze dhe gjermane refuzuan të enjten gjithashtu të paguajnë për gazin në rubla, duke thënë se ata janë të përkushtuar ndaj marrëveshjeve ekzistuese me Rusinë për të bërë pagesat për furnizimet me gaz rus vetëm në euro.
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...