Raketa më e madhe në botë “Starship”, prapa të cilës qëndron kompania “SpaceX”, është ulur me sukses.
Më pak se dy orë më parë, “Starship” i Space X u ngrit me sukses në fluturimin testues, gjatë të cilit bëri me sukses atë që nuk ishte bërë kurrë më parë.
Nisja shënoi përpjekjen e parë të kompanisë për të sjellë përsëri në tokë një përforcues rakete të fazës së parë, duke përdorur krahë robotikë gjigantë, gjë që e bëri.
Ndryshe nga fluturimi i mëparshëm, kur “Starship” ra në Oqeanin Indian, këtë herë u ngadalësua dhe ngadalë u kthye në platformën e nisjes, pra “u fut” në duart robotike.
Kjo është një ditë e madhe, kur siç komentojnë njerëzit në rrjetin social X, shkruhet historia. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër