Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në raportet mes SHBA-së dhe Iranit, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar të pezullojë bombardimet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore.
Trump e ka cilësuar këtë si “një ditë të madhe për paqen botërore”, duke theksuar se Irani “ka pasur mjaftueshëm” konflikt dhe se tani priten “shumë veprime pozitive”.
Sipas deklarimeve të tij në Truth Social, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen edhe për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore me rëndësi globale që ka qenë praktikisht e mbyllur nga Irani gjatë kohëzgjatjes së luftës, ndërsa anije të ndryshme janë sulmuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nëpër të.
“Ne do të ngarkohemi me furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të ‘presim’ për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Ndihem i sigurt se do të shkojë mirë”, ka shtuar Trump.
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?
Hodhi dyshime se ka pëlqim për Brikenën, Ledioni e vë në sik...
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli iu bën thirrje banorëve në...
Apeli vendos për herë të tretë në rastin e 1 milion eurove t...