Shefi shumëvjeçar i baletit të Nju-Jorkut, Peter Martins, është duke u pensionuar nga kompania e njohur e vallëzimit dhe nga shkolla amerikane e baletit, ku ai ishte dekan, pas pohimeve për ngacmime seksuale dhe abuzim fizik e verbal ndaj valltareve, transmeton albinfo.ch.
Këto pohime janë duke u hetuar nga disa hetues të pavarur që i angazhoi kompania muajin e shkuar, pasi që ky institucion pranoi një letër anonime, në të cilën përmendeshin në detaje krimet e Martins.
Në një letër dërguar bordit, Martins thotë se i ka mohuar akuzat dhe vazhdon t’i mohojë. Ai madje i përshkroi akuzat si anonime dhe me dekada të vjetra.
71-vjeçari nuk deshi të komentonte publikisht këtë, por ai është vetëm edhe një më shumë në mesin e dhjetëra personaliteteve me profil të lartë, i cili u ballafaqua me akuza për ngacmime.

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...