Partia Komuniste e Kinës të enjten miratoi një rezolutë të rrallë për ngritjen e statusit të Presidentit Xi Jinping në historinë e saj.
Kjo lëvizje po shihet si konsolidim i autoritetit të tij dhe gjasë për sigurimin e një mandati të tretë të pashembullt vitin e ardhshëm, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Rezoluta për “arritjet dhe përvojat historike” të partisë që nga themelimi para një shekulli u miratua pas një takimi katërditor prapa dyerve të mbyllura të më shumë se 300 udhëheqësve më të lartë të Komitetit Qendror.
Rezoluta e vendos presidentin e tanishëm kinez në piedestalin e njëjtë me Mao Zedongun dhe Deng Xiaopingun, dy ish-udhëheqës, të cilët e kishin çimentuar pozicionin e tyre. Vetëm dy rezoluta të tilla janë miratuar në të kaluarën – më 1945 dhe 1981.
Në takimin e kësaj jave, të njohur si Plenumi i Gjashtë, Partia Komuniste e ngriti rolin e Xi Jinpingut në njërën nga ideologjitë e saj duke ia dhënë meritat për herë të parë në një dokument zyrtar si “inovator kryesor” i “Mendimit Xi Jinping për Socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re”.
Xi Jingping vlerësohet gjerësisht si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga koha e Maos. / arbresh.info/
Kurti në radion e shqiptarëve në Zvicër: LDK më refuzoi, pas...
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë m...
Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...