Kancelari gjerman, Olaf Scholz duket se ka marr me qetësi zgjedhjet që po mbahen sot në Gjermani.
Mëngjesin e së dielës, Scholz ka dal për vrapim ndonëse sondazhet për partinë e tij nuk janë aspak optimiste, raporton Dutsche Welle transmeton Arbresh.info.
“Qetësi olimpike – Vrap në ditën e votimeve! Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i shoqëruar nga truprojat bën vrap në ditën e zgjedhjeve. Sondazhet për partinë e tij SPD nuk janë aspak optimiste!”, thuhet në postimin e DW.

SPD-ja e tij rrezikohet nga një humbje historike në zgjedhjet e sotme në Gjermani, sipas sondazheve.
Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%.
Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...