Partia ‘Rusia e Bashkuar’ e presidentit Vladimir Putin ka siguruar më shumë se 49 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vendit.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Rusisë, Ella Pamfilova, njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare ishte 51,68 për qind.
Pamfilova tha se deri më tani janë numëruar 99,69 për qind të votave dhe shtoi shtuar se nga 14 parti politike vetëm pesë e kanë kaluar pragun për të qenë pjesë e Dumës së Shtetit, dhomës së ulët të parlamentit.
Agjencia ruse e lajmeve ‘TASS’ raportoi se rezultatin e zgjedhjeve Pamfilova e përshkroi si “një zgjerim të diversitetit politik”.
Pesë partitë politike që kaluan pragun zgjedhor janë ‘Rusia e Bashkuar’ me 49,85 për qind të votave, ‘Partia Komuniste e Rusisë’ me 18,96 për qind, ‘Partia Liberal-Demokrate’ me 7,5 për qind, ‘Rusia e Drejtë’ me 7,44 për qind, si dhe ‘Populli i Ri’ me 5,33 për qind të votave të siguruara.
Sipas agjencisë ‘TASS’, Pamfilova tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen të premten./AA/.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...