Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Partia e djathtë ekstreme gjermane kundër hyrjes së vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian

18:04 | 10 Tetor 2018
A Z

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e ekstremit të djathtë gjerman, “Alternativa për Gjermaninë”, i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kësaj partie për çështje të BE-së, Harald Weyel, dhe raportuesi i Ballkanit Perëndimor, Siegbert Droese, dhanë si shkakun kryesor për mospranimin e Ballkanit Perëndimor në BE lidhjen e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë me krimin e organizuar

“Ky model është shndërruar në modelin e qeverisjes së tyre. Nuk jemi dakord me automatizmin, që qysh në vitin 2025 të hyjnë në BE vendet e para, si për shembull, Mali i Zi ose Serbia. Kemi nevojë për më shumë kohë dhe këto vende duhet të ofrojnë diçka vet, para se të hyjmë në negociata konkrete me to”, tha ai.

Një shqetësim tjetër i lidhur me këtë refuzim ndaj Ballkanit Perëndimor për partinë më të djathtë populiste të Gjermanisë është rritja e peshës së vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore me anëtarësimin e tyre në BE.

Për këtë arsye, “AfD” propozon që këto vende të krijojnë një union të vetin, sipas modelit të vendeve Beneluks.

“Përtej opsionit të një BE-je të madhe, ekziston opsioni i një unioni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sillte harmonizimin e ekonomisë, heqjen e doganave, zbutjen e politikës së jashtme etj., sipas modelit të shteteve të Beneluksit. Ky plan B ose C mund të ishte fare mirë plani A”, tha zëdhënësi i “AfD”-së për çështje të BE-së, Harald Weyel, transmeton DW.

Sipas dy politikanëve, vendet e Ballkanit Perëndimor janë jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht në kufijtë e BE-së. Ata veçuan sidomos Shqipërinë, duke sjellë si shembull ndikimin e Turqisë në Shqipëri, manifestuar me xhaminë e madhe në Tiranë, të financuar nga qeveria e Erdoganit.

AfD ka ndërmend që për zgjerimin e BE-së me këto vende të pyetet jo vetëm, siç parashikon ligji aktual, Bundestagu, por i gjithë populli votues me anë të një referendumi.

“Alternativa për Gjermaninë” është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ajo zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, konsiderohet si partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në thuajse të gjitha parlamentet e landeve, përveçse në Hessen dhe Bavari.

Sa i përket Bavarisë, kjo gjendje pritet të ndryshojë në favor të AfD-së të dielën e ardhshme (14.10), kur do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit. Sipas anketimeve paraprake, AfD-ja pritet të fitojë 10 deri 14 për qind të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

  • 01

    NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

  • 02

    Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...

  • 03

    Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...

  • 04

    Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...

  • 05

    Kosova U19 e mposht Turqinë U19

  • 06

    KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...

Të ngjashme

  • NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

    18:25 | 30 March 2026
  • Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje

    16:37 |
  • Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet iraniane, puset e naftës dhe is...

    15:19 |
Ad Banner

Foto lajm

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret në pyetje Naim Murseli

10:21 | 26 Mars 2026

Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthesën për Kosovën

09:13 | 25 Mars 2026

PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore

14:27 | 24 Mars 2026

Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës

22:27 | 23 Mars 2026

Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Luksemburg

18:30 | 23 Mars 2026

Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

16:55 | 23 Mars 2026

Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huaj

15:24 | 18 Mars 2026

Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

14:28 | 17 Mars 2026

Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat e plumbave

11:59 | 16 Mars 2026

Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë

16:41 | 11 Mars 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 777 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store