Politika e BE-së thuajse shumica po kryhet në formën online, duke i lënë ndërtesat bosh në Bruksel.
Kjo do të thotë që zyrat e Parlamentit Evropian mund të përdoren në betejën kundër koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
“Kemi vendosur të vëmë në dispozicion njërën nga ndërtesat tona për njerëzit e pastrehë dhe ata që janë më të ndjeshëm në shoqëri gjatë kësaj emergjence serioze të shëndetit”, tha presidenti i PE, David Sassoli.
Në këtë rast, dy hapësira do të krijohen brenda një ndërtese. Një për të pastrehët, dhe një tjetër për ata që lirohen nga spitali por që nuk mund të kthehen ende në shtëpi.
Kuzhinat gjithashtu do të jenë në kapacitet të plotë.
“Çdo ditë kuzhinat tona do të bëjnë më shumë se 1.000 vakte për t’u shpërndarë atyre në nevojë dhe gjithashtu punonjësve shëndetësorë, për t’i ndihmuar ata në punët e tyre. Ne jemi afër atyre që vuajnë, me ata që punojnë pa u lodhur në spitalet tona”, shtoi Sassoli.
Në qytetin francez të Strasburgut, një ndërtesë tjetër e Parlamentit Evropian do të pranojë pacientë, por mendimet tashmë po kthehen në strategjitë e daljes.
Që nga mesi i marsit, euro-deputetët dhe zyrtarët e Parlamentit Evropian kanë punuar nga shtëpia – duke mbajtur takime dhe madje votojnë për mënyra për të përballuar krizën./arbresh.info/
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...