Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha” në Francë, kanë hyrë në fundjavën e 19-të të protestave kundër qeverisjes së presidentit francez Emmanuel Macron.
Forcat ushtarake janë vendosur në Paris për të ndihmuar policinë e vendit, për shkak të eskalimit të mundshëm në dhunë.
Protestuesve iu ndalua të afrohen tek pjesa kryesore e qytetit Champs Elysees, për shkak të ankesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara ndaj tyre gjatë protestave.
Të ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha” protestuesit në Francë janë duke protestuar nga nëntori i vitit të kaluar, që fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës.
Kjo lëvizje ka shënuar rritje kundër qeverisjes së Macronit, edhe pas tërheqjes së ngritjes së çmimit të naftës dhe shpesh ka përfunduar me përplasje me autoritetet dhe eskalim të dhunës./gsh/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë