Zyrtarë të Parisit evakuuan rreth 1.500 migrantë nga kampi i improvizuar rrugor.
Këshilli i qytetit Paris njoftoi se migrantët nga kampi në rajonin La Chapel janë transferuar në kampe tjera të rajonit.
Ky është operacioni i 34-të i zhvendosjes së migrantëve në dy vitet e fundit, transmeton kp.
Zyrtarët e qytetit vlerësojnë se dhjetëra njerëz po ikin nga varfëria dhe përleshjet në Afrikë dhe Lindjen e Afërt në Paris, dhe se shumë prej tyre largohen në portin Kale, prej nga përpiqen që ilegalisht të kalojnë në Britani të Madhe.
Numri i migrantëve që vijnë në Evropë është ngritur dukshëm edhe gjatë kësaj vere dhe çdo herë e më shumë njerëzit po marrin rrugën e rrezikshme drejt brigjeve evropiane.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...