Paris Club, një grup i cili koordinon arkëtimin e kredive të vendeve të zhvilluara ka njoftuar se i ka shlyer borxhin Somalisë në vlerë prej 1.4 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e “Paris Club” pas mbledhjes me telekonferencë të përfaqësuesve të vendeve që japin kredi dhe zyrtarëve të Somalisë, u bë i ditur se vendimi është marrë në kuadër të iniciativës së filluar ndaj vendeve të varfra që janë nën barrën e rëndë të borxhit.
Më tej thuhet se është trajtuar borxhi prej 2.7 miliardë dollarëve të vendit, prej të cilës 1.4 miliardë dollarë është shlyer dhe se pjesa tjetër prej 1.3 miliardë dollarë është ristrukturuar.
Ministri i Financave i Somalisë, Abdirahman Beileh, duke falënderuar vendet që kanë dhënë kredi, tha se vendimi është si rezultat i vendosmërisë së tyre për rindërtimin e vendit si dhe reformave.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, javën e kaluar njoftuan se kanë hedhur hapat e nevojshme për shlyerjen e borxheve të Somalisë dhe se në rast të shlyerjes së borxheve nga vendet e zhvilluara do të mundësojnë qasje në burime të reja financiare për të përforcuar strukturën e saj financiare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...