Shkencëtarët nga Hong Kong janë duke raportuar rreth rastit të një 30 vjeçari i cili është infektuar për herë të dytë me koronavirus pas 4 muaj e gjysme pasi është shëruar herën e parë.
Arbresh.info transmeton se ky është rasti i parë i infektimit për herë të dytë me koronavirus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se është shumë herët për të thënë diçka konkrete rreth ri-infektimit duke u bazuar vetëm në një rast.
Sipas shkencëtarëve infektimi për herë të dytë është shumë i rrallë.
Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 23 milionë raste me koronavirus.
Në raportin nga Universiteti i Hong Kong-ut, të publikuar nga Klinika për Sëmundje Infektive, thuhet se personi ka kaluar 14 ditë në spital para se të shërohet nga virusi edhe pse nuk ka shfaqur simptoma, ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë një testimi të bërë në një aeroport ditë më vonë, shkruan BBC./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...