Tre persona do të dalin para gjykatës në Spanjë për sulmet vdekjeprurëse që lanë 16 persona të vdekur në Barcelonë më 2017.
Treshja akuzohet për ndihmën e dhënë autorëve, që u qëlluan për vdekje nga policia, për të kryer sulmet që lanë 140 persona të plagosur, transmeton portali arbresh.info
Një nga autorët përplasi furgonin tek kalimtarët në zonën turistike Las Ramblas të Barcelonës, para se një sulm tjetër të niste në qytezën në afërsi.
Të akuzuarit do të dalin para gjykatës së lartë të Spanjës në Madrid të martën.
Dy akuzohen se i përkisnin celulës xhihadiste që orkestroi sulmet, ndërsa i pandehuri i tretë akuzohet se ka bashkëpunuar me ta.
Grupi i Shtetit Islamik (IS) tha se ishte përgjegjës për sulmet./arbresh.info/
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...