Në Francë është shkatërruar një grup i së djathtës ekstreme që ka planifikuar sulm terrorist ndaj myslimanëve dhe hebrenjve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të kanalit BFMTV, në kuadër të hetimit disa mujorësh në vend është shkatërruar një grup i së djathtës ekstreme që ka planifikuar sulm terrorist ndaj myslimanëve dhe hebrenjve dhe janë arrestuar 5 persona mes periudhës shtator 2018-maj 2019.
Në lajm theksohet se hetimi ka filluar pasi në mesin e 5 personave ka qenë edhe një polic i arrestuar më 7 shtator 2018.
Në shtëpinë e policit janë gjetur kallashnikov, mjete shpërthyese, armë dhe pushkë, ndërsa në kuadër të hetimit është parandaluar sulmi terrorist në fjalë.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...