Google ADS

Paramilitarët kinezë ia mësyjnë kufirit me Hong Kongun

09:22 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Paramilitarët kinezë i janë afruar kufirit me Hong Kongun.

Qindra automjete të blinduara dhe forca të sigurisë janë mbledhur në afërsi të urës që ndan Hong Kongun me Kinën, transmeton portali arbresh.info.

Por diplomatët thonë se Pekini nuk ka gjasa të marshojë forcat në rrugët e Hong Kongut i cili është goditur nga dhuna dhe protestat në rrugë për kërcënimet e demokracisë.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për forcat e vendosura në kufi që mund të përdoren për të shtypur protestat masive që po zhvillohen prej javësh.

“Departamenti amerikan i Shtetit është thellë i brengosur për forcat në kufi, dhe nëse mund të përdoren për të shtypur protestat disa-mujore.

Banorët e Hong Kongut që është autonomi e ndarë nga Kina prej muajsh po protestojnë kundër një projektligji që do të mundësonte ekstradimin e menjëhershëm në Kinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale