Një ditë e pestë protestash dhe një grevë e përgjithshme kanë paralizuar Barcelonën në mesin e zemërimit në vazhdim për liderët separatistë katalanë, të burgosur.
Dhjetëra e mijëra demonstrues hynë në qytet të premten, duke ndaluar tramvajet dhe duke bllokuar rrugët.
Protestat kanë marrë përmasa të tilla që kanë çuar edhe në shtyrjen e të famshmes El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërkohë që Sagrada Familia në Barcelonë, një nga atraksionet më të mëdha turistike, u mbyll pasi protestuesit bllokuan hyrjen.
Vendimi i gjykatës supreme, të hënën, për të burgosur nëntë liderë separatistë katalanas shkaktoi episodet më të rënda të dhunës nëpër rrugët e Spanjës, në dekada të tëra.
Të paktën 96 vetë u plagosën pasi protestat u përhapën në të gjitha rajonet veri lindore të Spanjës. Të mërkurën, barrikadat u dogjën dhe shishe me benzinë u hodhën ndërkohë që protestat mbërthyen qendrën e Barcelonës./tch/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...