Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se Holanda do të “paguajë çmimin” për dëmtimin e raporteve që qoi ndalimi i dy ministrave turq.
“Ne do tu mësojmë atyre diplomacinë ndërkombëtare”, tha Erdogan.
Të dy ministrat u ndaluan për të iu adresuar emigrantëve turq në Roterdam të shtunën, ku njëri prej tyre u shoqërua deri në kufirin gjerman, shkruan BBC.
Qeveria holandeze tha se tubimet e tilla do të ushqenin rritjen e tensioneve, disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të Holandës.
Ministrat janë duke kërkuar mbështetjen e votuesve mërgimtarë, për një referendum i cili pritet të mbahet në Turqi për zgjerimin e kompetencave presidenciale.
Ministri turk Fatma Betul Sayan Kaya, kishte mbërritur në Holandë të shtunën, por është i refuzuar hyrja në konsullatën në Roterdam dhe u dërgua në kufirin gjerman nga policia holandeze.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë