Emisari amerikan për Korenë e Veriut pritet sot në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë, përpara një takimi të mundshëm javën e ardhshme mes Kim Jong dhe Vladimir Putin.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun pritet të bisedojë të mërkurën dhe të enjten me zyrtarët rusë rreth përpjekjeve për arritjen e një denuklearizimi përfundimtar dhe plotësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut.
Kjo vizitë bëhet e mundur ndërsa mediet ruse, koreno-jugore dhe japoneze raportojnë se Kim Jong Un dhe Vladimir Putin mund të zhvillojnë së shpejti samitin e parë dypalësh, në Lindjen e Largët ruse.
Gazeta ruse ‘’Izvestia’’, e cila citon burime diplomatike raportoi sot se takimi do të mbahet në qytetin rus të Vladivostok, përpara vizitës së Putinit në Kinë më 26 dhe 27 prill, për një samit ekonomik./ /v.b/ a.jor.
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fë...
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...