Pavarësisht ndryshimit të tonit me presidentin rus Vladimir Putin, Donald Trump nuk ishte aspak pozitiv për Volodymyr Zelensky të Ukrainës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Duke folur për gazetarët në “Air Force One”, Trump tha se udhëheqësi ukrainas do të kishte “probleme të mëdha” nëse do të përpiqej të “tërhiqej” nga marrëveshja për mineralet e rralla të tokës.
Të premten, Zelensky tha se qeveria e tij po shqyrtonte tekstin e marrëveshjes së fundit të mineraleve që mori nga ShBA-ja, ku presidenti ukrainas tha se ai nuk mund të pranonte asgjë që kërcënonte integrimin e Ukrainës në BE.
Trump u tha gazetarëve në Air Force One: “Ne bëmë një marrëveshje për tokë të rrallë dhe tani ai po thotë, mirë, e dini, unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”
“Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s. Epo, ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë. Pra, nëse ai kërkon të rinegociojë marrëveshjen, ai do të ketë probleme të mëdha”/BBC
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu