Grupi U2 nuk ka qenë kurrë në Lituani, por mesa duket Bono Vox ka gjetur një shteg që të merrte atë që po e kërkonte.
Bono përdori një kompani me seli në Maltë për të paguar një pjesë në një qendër tregtare, në një një qytet të vogël në veri-lindje të vendit, zbulojnë dokumentat e fundit, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Këngëtari u bë investitor në kompaninë malteze “Nude Estates”, e cila bleu mallin Ausra, që nga gjuha lituanishte do të thotë “agim”, me vlerë rreth 5.8 milionë euro, menjëherë pas hapjes në vitin 2007.
Malta ka një juridiksion të ulët tatimor. Për investitorët e huaj, tatimi i paguar për çdo fitim të fituar nga kompanitë zvogëlohet në 5%. Në Guernsey, asnjë taksë nuk paguhet mbi fitimet e kompanisë, edhe pse çdo para që kthehet në Britani të Madhe ose në Irlandë do të jetë subjekt i tatimit.
Zëdhënjsa e Bono’s ka thënë për Guardian ka thënë se “Bono është investitor i pakicës në Nude Estates, një kompani e regjistruar legalisht në Maltë derisa u përfundua vullnetarisht në vitin 2015.”
Bono nuk ka kërkuar falje për evazimet fiskale të cilat janë publikuar në raportet e fundit të publikuara nga një grup gazetarësh investigativ.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...